Flash News

KRYESORE

Aksidenti me vdekje në Librazhd-Prrenjas, policia identifikon viktimën

Aksidenti me vdekje në Librazhd-Prrenjas, policia identifikon viktimën

Identifikohet viktima, i cili humbi jetën paraditen sotme, si pasojë e një aksidenti në aksin Librazhd-Prrenjas.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima është një shtetas nga Gostivari i Maqedonisë, i quajtur Zyrdi Hasani 60 vjeç.

Viktima po udhëtonte me motorin me targa GV 3425 AD, kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën anësore në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës”.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Librazhdit, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të mëdha.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

Të fundit