Aksidenti në autostradën Levan – Tepelenë, kush janë dy viktimat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, teksa humben jeten dy persona dhe u plagosen pese te tjere.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen pasdite vone në fshatin Varibob dhe në aksident janë përfshirë një autobus dhe një makinë.

Mësohet se viktimat e aksidentit janë Durim Lamaj 50 vjeç dhe Fetah Shahaj 64 vjeç. Në vendngjarje ka qenë edhe një autobus i ndaluar, pasagjerët e të cilit kishin zbritur për të pushuar, por janë përplasur nga automjeti.

Autobusi ishte i linjës Gjirokastër-Tiranë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.