Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Berat, policia jep detajet: 9 nxënës të plagosur, një vajzë më rëndë

Aksidenti në Berat, policia jep detajet: 9 nxënës të

Policia e qarkut të Beratit ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku për pasojë u plagosën disa nxënës shkolle.

Një minibus doli nga rruga dhe  si rrjedhojë u lënduan të gjithë nxënësit që po transportoheshin për në shkollë.

Sipas policisë, nga të gjithë të lënduarit, (9 të plagosur, 5 prej tyre më lehtë), vetëm një vajzë 18-vjeçare është më rëndë, e cila është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës, për ndërhyrje më të specializuar.

“Në orën 07:35, mjeti me targa AA 445 KE me drejtues shtetasin A.H, që transportonte nxënës shkolle nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës, ka dalë nga rruga. Për pasojë nxënësit E.K, 17 vjeçe , A.K, 17 vjeçe, R.H, 17 vjeç dhe B.H, 17 vjeç u dërguan në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa nxënësja R.K, 18 vjeçe, po transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Janë lënduar lehtë edhe 5 nxënës të tjerë të cilët ndodhen në Spitalin e Skraparit, për të marrë ndihmë mjekësore pa probleme për jetën”, sqaron policia e Beratit.

 

Të fundit