Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Gramsh, 8 persona të plagosur, mes tyre 5 fëmijë

Aksidenti në Gramsh, 8 persona të plagosur, mes tyre 5

Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Gramsh. Si pasojë e daljse nga rruga të makinës kanë mbetur të plagosur tetë persona, 5 prej ët cilëve fëmijë nga mosha 8-10-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.11.2017 në fshatin Bërsnik i Sipërm mjeti autoveturë tip Fuoristradë me targa AA 572 EZ drejtuar nga shtetasi K.D., 30 vjeç banues në fshatin Posnovisht ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gramshit pasagjerët shtetasit;

N.H., 55 vjeç, M.A., 25 vjeç, K.F., 9 vjeçe, E.V., 8 vjeçe, A.Sh., 8 vjeçe, L.V., 10 vjeç dhe H.V., 9 vjeçe.

Të fundit