All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Aksidenti në Kavajë, ndërron jetë gjatë natës dhe shoferi 24-vjeçar

Aksidenti në Kavajë, ndërron jetë gjatë natës dhe
All - Paragraf - 1

Përditësim/ Si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmë në Kavajë, ka ndërruar jetë gjatë orëve të vona dhe shoferi 24-vjeçar, Vilson Cara.

All - Paragraf - 3

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë të lartë, duke përplasur një nënë 46 vjeçare dhe vajzën e saj. Për pasojë, kanë humbur jetën gruaja që po ecte në rrugë, e identifikuar si Lumturie Demrozi, 46 vjeç. Viktimë e aksidentit është edhe një i ri që ndodhej pasagjer në mjetin tip Benz, i identifikuar si Gentian Belba 23 vjeç, njoftonte policia mbrëmë.

Makina qe ka shkaktuar aksidentin tip Benz me të cilën udhëtonin tre të rinj, ishte marrë me qira.

Mjeti ka dale nga rruga ka përplasur fillimisht gruan dhe vajzën e saj dhe për të evituar aksidentin ka devijuar edhe është përplasur me një reklame te një karburanti.

Njoftimi i policisë mbrëmë:

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz (marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit