Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Levan-Tepelenë, shkon në 3 numri i viktimave

Aksidenti në Levan-Tepelenë, shkon në 3 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i viktimave në aksidentin e ndodhur gjatë natës në aksin Levan-Tepelenë.

Shkon në 3 numri i viktimave, pas aksidentit në fshatin Varibop, ku një automjet tip Suzuki me targë IHZ 1755 humbi kontrollin dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Mësohet se të vdekur kanë mbetur shoferi dhe dy pasagjerët, një çift të moshuarish dhe një vajzë. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit