Flash News

KRYESORE

Aksidenti në lumin Lepenc, gjendet trupi i pajetë i policit të dytë

Aksidenti në lumin Lepenc, gjendet trupi i pajetë i policit të

Pas rreth 10 ditë kërkimesh në lumin Lepenc është gjendur edhe trupi i dytë i pajetë i policit Armend Trena.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Emergjenca sot në orën 16:50, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena”, thuhet në njoftim.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi u përfshinë në një aksident automobilistik më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me mjetin e tyre zyrtar në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanit.

Trupi i pajetë i policit Malson Dashit është gjetur ekipet e zhytësve dhe vullnetarëve më 3 maj.

 

 

Të fundit