Flash News

KRYESORE

Aksidenti në minierë, arrestohet inxhinieri dhe tekniku

Aksidenti në minierë, arrestohet inxhinieri dhe tekniku

Ditën e djeshme një aksident ndodhi në minierën e Martaneshit. Si pasojë mbeti i plagosur një punonjës.

Polcia e Dibrës bën me dije se në pranga janë vënë inxhinieri dhe tekniku i minierës për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojties në punë"

“Me datë 03.05.2018, në Batër, Martanesh, Bashkia Bulqizë,në  galerinë nr 10,  të subjektit Minerar “Kaprolla ”sh.p.k  ,  gjatë punës në  galeri  është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë  punonjësi B.P, 48 vjeç, (vagonist në minierë), i cili po merr  ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan  në flagrancë shtetasit :

Jakup Gurra, 61  vjeç, banues në Tiranë. (me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere)

Nerim Livani,  57  vjeç, banues në Tiranë. (me detyrë teknik miniere)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit