Aksidenti në Sarandë me tetë të plagosur, arrestohet shoferi 28-vjeçar

Një ditë pas aksidentit të ndodhur në  aksin Gjashtë-Sarandë, ku për pasojë u plagosën tetë persona, policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar.

Sipas policisë, i riu duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin ‘Land Rover’, me drejtues shtetasin kosovarë B.B.

“Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë”, shtetasin:

I.Th., 28 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në aksin rrugorë Gjashtë-Sarandë, 28 vjeçari duke drejtuar automjetin Mercedes Benz ka goditur dhe është përplasur me automjetin Land Rover, me drejtues shtetasin kosovarë B.B.

Si pasojë, kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe gjashtë pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

(Total: janë dëmtuar 8 persona)

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.