Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Shkodër, humb jetën edhe 19-vjeçarja shtatzënë

Aksidenti në Shkodër, humb jetën edhe 19-vjeçarja

Ka humbur jetën 19 vjeçarja shtatzënë me inicialet E.B., pas një aksidenti të rëndë të ndodhur sot në Shkodër.

Vjehrra e vajzës, shtetasja H. B., 58 vjeçe, banuese në Shkodër, ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të qytetit, ndërsa konfirmohet se edhe shtetasja E. B., 19 vjeçe, e cila ishte shtatzënë ka ndërruar jetë, disa orë pas aksidentit.

Aksidenti ndodhi në afërsi të “5 Heronjve” në rrugën Shkodër- Koplik, ku dy viktimat u përplasën nga një automjet i drejtuar nga një person me inicialet S.D., banues në Boriç i Vogël.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë Shkodër për veprime të mëtejshme, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

 

Të fundit