Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Shkodër-Lezhë, deputeti i PS humb mikun e shtrenjtë:  Ishte shumë herët për ty, të kishim krah të fortë

Dy të rinj humbën jetën pak orë pas mesnate në superstradën Shkodër-Lezhë. Makina e drejtuar nga Gentian Toma 32 vjeç dhe me pasagjer Robert Ejlli 23 vjeç u përplas me një kamion në orët e vona dhe për pasojë të dy të rinjtë humb jetën.

Njëri prej tyre, Gentian Toma ishte miku i ngushtë i deputetit të PS, Pjerin Ndreu. Ky i fundit i bën një dedikim prekës në rrjetet sociale, sapo ka mësuar lajmin e hidhur.

“Gentian Toma, ishte shumë herët për ty me ik..! Do i mungosh familjes por dhe ne. Të kishim shok të mirë, krah të fortë. Një djalë me vlera që do e kujtojmë gjithmonë. Pushofsh në paqe miku im !

Të fundit