Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Shkodër, mësohen emrat e të plagosurve

Aksidenti në Shkodër, mësohen emrat e të plagosurve

Dy makina u përplasen me njëra tjetrën sot në rrugën Shkodër-Tiranë. Policia bën me dije se të paktën 5 persona mbetën të plagosur dhe dy të vdekur. Të plagosurit mësohet të jenë shtetasit Emanuela Perjaku, Jak Perjaku, Pjeter Zefi, Beta Mata dhe Lufti Kubaçi.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit