Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Shkodër, nxirret trupi i pajetë i 37-vjeçarit nga lumi Drin

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë nga makina që përfundoi në lumin Drin mëngjesin e sotëm në Shkodër megjithatë nuk është identifikuar ende viktima. Sokol Kulla 37-vjeç eshte viktima e gjetur ne makine. Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Bahçallëkut. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Drin. Pas rënies së makinës në lumë, policia e Shkodrës ka shkuar menjëherë në vendngjarje.  BalkanWeb raporton mbërriti një vinç për t’u futur në bregun e lumit Drin për të nxjerrë Fordin që në fillim dyshohej se ishte me dy persona brenda. Makina dyshohet se ka rënë 5 metra nën sipërfaqen e ujit. Është futur në një rrugë dytësore ku jetojnë banorë të komunitetit rom.  Nga rruga kryesore deri në rrugën në të cilën ka rënë makina është rreth 25 metra, prandaj dyshohet se kanë qenë me shpejtësi të madhe.  Viktima është Sokol Kulla, 37 vjeç me banim në Greqi.  Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë terreni i vështirë nga reshjet e shiut që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme. Por grupi hetimor do të zbardhë shkaqet. 

Të fundit