Flash News

KRYESORE

Aksidenti në Tiranë, ndërron jetë në spital i riu

Aksidenti në Tiranë, ndërron jetë në spital i riu

Pasditen e sotme, një aksident në të cilin u përfshinë tre makina, ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Kasharit. Policia njoftoi fillimisht se dy persona mbetën të plagosur nga ky aksident.

“Rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës” në Kashar, janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi  Policia.

Por mësohet se një prej të plagosurave, rreth 25-vjeç, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Të fundit