Flash News

KRYESORE

Aksidenti me pasojë vdekje në autostradë, vendimi i Gjykatës për Aqif Rakipin

Aksidenti me pasojë vdekje në autostradë, vendimi i Gjykatës

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident me pasojë vdekje të një shtetasi, në gusht të vitit të kaluar.

Sipas prokurorisë, e cila u bazua në dy akte eksperimentimi, ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në aksidentin fatal ku humbi jetën kalimtari.

Sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka pasur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshi nga përgjegjësia ish-deputetin Rakipi.

Për sa i përket faktit që ai u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë, argumentohet me gjendjen e rënduar psikologjike për shkak të aksidentit.

Gjithashtu mësohet se familjarët e viktimës kanë duke deklaruar se nuk kishin asnjë rezervë për hetimet si dhe ndaj ish-deputetit Rakipi.

Në këto rrethana, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur pushimin e hetimeve ndaj Aqif Rakipit.

 

Të fundit