Flash News

KRYESORE

Aksidenti që për pak i mori jetën Benardit të Big Brother

Aksidenti që për pak i mori jetën Benardit të Big Brother

Benardi është një djalë që e pëlqen adrenalinën. Si një student në universitetin e Sporteve, mund të themi se 22-vjeçari është i dhënë pas tyre.

“Shkollën unë sapo e mbylla edhe pse me pak vështirësi për shkak se u shkëputa për një periudhë goxha të gjatë pasi isha në Big Brother. Jam ende student në Universitetin e Sporteve, por më pëlqen shumë boksi. Gjithmonë jam duke e praktikuar atë. Edhe shpejtësia më pëlqen shumë. Vetëm motor nuk kam, sepse edhe babi im nuk e pëlqen… ndërsa me makinat jam edhe më i lidhur dhe kur jam në timon më pëlqen të eci shpejt. Më kujtohet se kur isha adoleshent kam bërë një aksident që kam shpëtuar për mrekulli, por sërish eci shpejt. Tashmë edhe Xheni është mësuar me këtë gjë, në fillim e kishte pak merak (qesh)”, ka thënë Benardi në intervistën e për gazetën Shekulli.

Të fundit