Flash News

KRYESORE

Aksidenti te ‘Rruga e Kombit’, 5 të plagosur rëndë, mes tyre 3 femra

Aksidenti te ‘Rruga e Kombit’, 5 të plagosur rëndë,

Pesë persona, mes tyre 3 femra, kanë mbetur të plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme te “Rruga e Kombit”, ku janë përplasur dy makina. Të plagosurit janë transportuar drejt QSUT-së në Tiranë.

Policia bën me dije se, rreth orës 18:10, është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se janë përfshirë në aksident 2 automjete dhe konkretisht:

Automjeti tip “Benz” me targa AA 220CV me drejtues shtetasin M.K., dhe mjeti tip Audi AA963FI me drejtues shtetasin D.D.

Si pasojë është lënduar pasagjerja e automjetit tip Benz shtetasja E.K., e cili është dërguar në Q.S.U. Tiranë.

Si dhe nga mjeti Audi kanë mbetur të lenduar, drejtuesi i mjetit shtetasi D.D, si dhe pasagjerët shtetasit B.R., shtetasja L.R, si dhe R.H edhe këta janë transportuar për në Q.S.U. Tiranë.

Shkaku paraprak dyshohet parakalim i gabuar i mjetit Audi, por ende po punohet per zbardhjen e sakte te shkakut te aksidentit.

Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e policisë rrugore.

Grupi hetimor në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Të fundit