Flash News

KRYESORE

Aksidenti i tmerrshëm i këngëtares shqiptare, arsyeja e buzëve të saj të fryra

Hiti “Gjithmonë” me Flori Mumajesin ishte suksesi i parë për Luar Aranit në muzikë, dhe pas saj ajo kaqenë shumë e kërkuar nga publiku për zërin e saj të veçantë.

Por pavarësisht famës Luar vendosi të tërhiqet nga muzika për disa kohë.

Tani ajo është rikthyer me një këngë të re. “Si dje” është projekti më i ri që Luar sapo ka prezantuar për publikun shqiptar dhe në pak kohë, kënga është pritur shumë mirë.

Një nga pyetjet që i është bërë shpesh herë këngëtares është nëse i ka bërë buzët apo i ka të sajat. Dhe përgjigja e këngëtares është as po as jo. Format e buzëve të saj janë për shkak të një aksidenti që ka bërë kur ka qenë e vogël, ku si pasoj ka thyer dhëmbët, hundën dhe ka çarë dhe buzët.  

Duke treguar ngjarjen për "Prive", Luar pranoi se kjo është pyetja që ia kanë bërë shpesh, por e vërteta është krejt tjetër: “Kam një çarje nën buzë nga një aksident që kam pasur. Është një kujtim jo i bukur i imi, theva hundën, dhëmbët dhe njërën pjesë (të buzës) e kam më të fryrë se tjetra” – tregon këngëtarja duke shtuar se për plot 4 vite e ka vuajtur shumë faktin që një pjesë të fytyrës e ka pasur të shpërfytyruar: “M’u deshën 4 vjet që buza të më kthehej në gjendje normale” – tregon Luar.

Luar tregon se daljet e saj të para pati komplekse se si do të pritej dhe se si do të komentohej nga publiku, pr kur feedback-u ishte pozitiv, asaj ju shtua vetëbesimi te vetja.

Të fundit