Flash News

KRYESORE

Aksidenti tragjik/ Humbet jetën kryetari i Komunës dhe kryetari i këshillit komunal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Serbi, ku ka humbur jetën dy zyrtarë të lartë vendorë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes së tij janë në gjendje kritike për jetën. Sipas njoftimeve  kryetari i komunës dhe kryetari i këshillit komunal të komunës së Ranillugut në Serbi gjetën vdekjen në një aksident automobilistik. Mediat serbe bëjnë me dije se automjeti u aksidentua në autostradën për në qytetin e Nishit, duke lënë të vdekur dy politikanët lokalë. Përveç dy viktimave, përkatësisht kryekomunari Gradimir Mikic dhe Sasha Aleksic, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë. Aksidenti u regjistrua pranë devijimit të Doljevac në autostradën Nish-Leskovac. Mjeti, siç shkruajnë mediat serbe, doli nga rruga dhe u përmbys. Shkaqet e aksidentit tani për tani janë të panjohura. Dy të plagosurit rëndë janë një burrë dhe një grua, të cilët janë transportuar për në Qendrën Klinike të Nishit.

 

 

Të fundit