Flash News

KRYESORE

Aksidenti tragjik në Lezhë, makina përplas për vdekje 23 vjeçaren

Aksidenti tragjik në Lezhë, makina përplas për vdekje 23

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Tiranë ku një makinë ka përplasur për vdekje një kalimtare. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:00.

Viktima është shtetasja Davida Ndoj 23 vjeç e cila u aksidentua për vdekje nga një makinë me targa kosovare. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar për në polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2017, rreth orës 11:06 është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, në afërsi të një karburanti ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:

Automjeti me targa 01-959KF me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.N.,23 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme

Të fundit