Flash News

KRYESORE

Aksidenti tragjik në Shkodër, reagon Ardit Gjebrea: Çfarë dhimbje ndjeva! 

Aksidenti tragjik në Shkodër, reagon Ardit Gjebrea: Çfarë

Mbrëmjen e djeshme një aksident tragjik me makinë i mori jetën babait, djalit 8 muajsh dhe vajzës 5 vjeçare.

Më vonë u raportua dhe për vdekjen e 10-vjeçares. Shefi i i urgjencës në Shkodër, Astrit Lahi bën me dije se trupi dhe truri i 10 vjeçares nuk funksionojnë dhe se mbahet në jetë vetëm me aparatura. Sipas Lahit, mundësitë që vajza të mbijetojë janë shumë të vogla.

Për aksidentin e rëndë, ka reaguar moderatori Ardit Gjebera, i cili kërkon që të gjithë të luten për jetën e gruas dhe të vajzës.  

“Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër - Velipojë... Ka humbur jetën një baba me djalin 8 mujash dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen.

Çfarë dhimbje ndjeva! 

Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare!

Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!”, shprehet Gjebrea.

 

Të fundit