Flash News

KRYESORE

Aksidentohen dy makina, ndërron jetë shoferja në Durrës

Aksidentohen dy makina, ndërron jetë shoferja në Durrës

E PËRDITËSUAR/ Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje ka ndodhur pak minuta më parë pranë Gjirit të Lalzit në Durrës.

News 24 raporton se një mjet tip Fouristradë është përplasur me një tjetër makinë brenda së cilës ndodheshin dy gra dhe dy fëmijë. Si pasojë e vdekur ka mbetur shoferja Mirela Daci.

Sipas burimeve gruaja mbërriti në spital pa shenja jete ndërsa të plagosurit (anëtarë të së njëjtës familje) janë nën kujdesin e mjekëve.  Motra e viktimës është në gjendje të rëndë. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit