Flash News

KRYESORE

Aksidentohen dy makina në Memaliaj, plagoset rëndë 59-vjeçari

Aksidentohen dy makina në Memaliaj, plagoset rëndë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Memaliaj, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave ka mbetur i plagosur rëndë një pasagjer.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20 në vendin e quajtur kryqzimi i qytetit Memaliaj, ku mjeti i tipit “Peugeot” me drejtuese shtetasen L.M, 29 vjeç, është përplasur me mjetin e tipit “Audi” me drejtues shtetasin Y.R 57 vjeç, të dy banues në Memaliaj.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi G.B, 59 vjeç, banues në Memaliaj, pasagjer i mjetit Audi, i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhejn e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit