Flash News

KRYESORE

Aksidentohen dy shqiptare në Itali, njëra humb foshnjën

Aksidentohen dy shqiptare në Itali, njëra humb foshnjën

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e diel në Itali, ku janë përfshirë dy shtetase shqiptare. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Comos, ku në automjetin tip “Volkswagen” që është përplasur me një makinë tjetër, ku udhëtonin dy shqiptaret, përkatësisht 35 dhe 27 vjeçe.

Fatëkeqesisht 27 vjeçarja e përfshirë në aksident ka qenë shtatëzënë dhe ka humbur fëmijën. Mediat italiane raportojnë se punonjësit e ndihmës së shpejtë që mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dëgjuar ulërimat e saj të dëshpëruara, ndërsa lutej për ta nxjerrë nga makina dhe për të shpëtuar krijesën e saj.

Pas përplasjes 27 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital, dhe i është nënshtruar një operacioni cezarian, pasi fëmija i saj kishte ndërruar jetë nga përplasja. Aktualisht ajo ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Të fundit