Flash News

KRYESORE

Aksidentohen dy urbanë në Tiranë, plagosen 6 persona

Aksidentohen dy urbanë në Tiranë, plagosen 6 persona

Aksident te Kthesa e Kamzës në Tiranë. Dy autobusë të linjës urbane janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë plagosur 6 pasagjerë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të para, kanë qenë dy autobusë të linjës Tiranë-Kamëz të përfshirë në aksident. Dyshohet se njëri nga shoferët e autobusëve ishte në gjendje të dehur, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.06.2018, rreth orës 08:10, tek kthesa e Kamzës janë përplasur dy autobuza të linjës “Tiranë – Kamëz” me targë AA628 GC, me drejtues shtetasin K. A., 43 vjeç dhe me targë AA 958 LN, me drejtues shtetasin S. R., 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në SQU shtetasit, A. P., 22 vjeçe, S. R., 43 vjeç, V. H., 23 vjeç, S. K., 53 vjeç, K. G., 19 vjeçe dhe E. L., 22 vjeçe ( të gjithë pasagjer në dy autobusat e linjës “Kamëz-Tiranë ).

Shërbimet e policisë dhe drejtuesit e autobusave ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të përplasjes.

Të fundit