Flash News

KRYESORE

Aksidentohen dy vajza në Tiranë dhe Lezhë, përplasen nga makina

Aksidentohen dy vajza në Tiranë dhe Lezhë, përplasen nga

Brenda pak minutave janë regjistruar dy aksidente, ku makina ka përplasur një vajzë në Tiranë dhe një tjetër në Lezhë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur 20-vjeçaren që po kalonte rrugën në Vaqarr, por identiteti i saj nuk bëhet i ditur. Mësohet se vajza ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Po ashtu, një furgon mallrash ka përplasur një 17-vjeçare me iniciale D.M. në Lezhë, e cila është plagosur rendë. Vajza ka qenë duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit.

Të fundit