Flash News

KRYESORE

Aksidentohen nënë e bijë në Shkodër, humb jetën nëna, në gjendje të rëndë vajza shtatzënë

Aksidentohen nënë e bijë në Shkodër, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku si pasojë e një aksidenti me makinë ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Nënë e bijë janë përplasur nga një automjet në rrugën Shkodër-Koplik dhe nëna ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë që e bija 22-vjeçare ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet gjithashtu se 22-vjeçarja ishte shtatzënë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit