Flash News

KRYESORE

Aksidentohen tre makina në Shkodër, ndërron jetë 62 vjeçari

Aksidentohen tre makina në Shkodër, ndërron jetë 62

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Shkodër- Lezhë në vendin e quajtur krye-Bushat.

Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjetet tip Benz me targë ‘AA 802 JA’, mjeti tip Peugeot me targë ‘AA 019 FF’ dhe mjeti tip Opel me targë ‘AA 332 EK’ janë perplasur, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Benz shtetasi L. M. 62 vjeç, pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër.

Si pasojë e aksidentit ka janë dëmtuar dy pasagjeret e mjetit Benz shtetaset D. M. 57 vjeçe dhe K. M. 25 vjeçe të cilat ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve

Ndërsa dy drejtuesit e dy mjeteve të tjera shtetasit A. K. dhe E. S. do shoqërohen në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit