Flash News

KRYESORE

Aksidentohet aktori George Clooney, përplaset me motor në Itali

Aktori i famshëm hollivudian është përfshirë ditën e sotme në një aksident automobilistik në Itali.

Një veturë në Sardenja të Italisë ka përplasur motorin që po ngiste aktori i famshëm, në Costa Corallina, shkruan Rai Sardegna.

52-vjeçari Clooney u transportua me urgjencë në spitalin “John Paul II”, por ende nuk ka detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Në të gjitha mediat janë publikuar foto nga vendi i aksidentit ku u përfshi aktori i famshëm. Siç duket, makina që përplasi motorin e aktorit ka pësuar thyerje të xhamave.

Mësohet se Clooney ndodhej në Sardenjë për të drejtuar një mini-seriali televiziv të quajtur Catch 22.

 

Të fundit