Flash News

KRYESORE

Aksidentohet dhe lihet në anë të rrugës, ndërron jetë në spital 27-vjeçari në Elbasan

Aksidentohet dhe lihet në anë të rrugës, ndërron

Foto ilustruese

Një i ri ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm.

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë 27-vjeçari me inicialet S.V u godit nga një motoçikletë, drejtuesi i të cilit është larguar pa i dhënë ndihmën e parë.

Për pasojë, i riu humbi jetën në spital.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Pajovë , në anë të rrugës  është gjetur i aksidentuar shtetasi S.V., 27 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit