Flash News

KRYESORE

Aksidentohet eskorta e kryeministrit Edi Rama në Korçë, tre të plagosur

Aksidentohet eskorta e kryeministrit Edi Rama në Korçë, tre

Dy prej makinave, pjesë e eskortës së kryeministrit Edi Rama, janë përfshirë në një aksident rrugës për në qytetin e Korçës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit dhe raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.

Informacionet për momentin janë ende të pakta, por raportohet se në aksident janë përfshirë katër makina, dy prej të cilave pjesë e eskortës qeveritare.

Kryeministri Rama dhe ministrat e qeverisë do jenë sot në Korçë për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës.

Të fundit