Flash News

KRYESORE

Aksidentohet eskorta e Presidentit të Kosovës

Eskorta e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në një aksident trafiku në Komoran të Drenasit, raporton Indeksonline.

Përveç dëmeve të konsiderueshme në veturën X5, nuk është raportuar për të lënduar.

Sipas policisë së Kosovës, aksidenti është regjistruar të këtë ndodhur në orën 14 e 55 minuta në rrugën Prishtinë-Pejë, afër Komoranit. Në aksident janë përfshirë katër automjete mirëpo përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.

Të fundit