Flash News

KRYESORE

Aksidentohet kamioni në Greqi, 11 refugjatë digjen nga flakët

11 refugjatë kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që përfshinë kamionin brenda të cilit ata ndodheshin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën Kavala-Afridion.

Mediat greke raportojnë se refugjatët kanë hyrë nga kufiri me Turqinë, ndërkohë që identifikimi i trupave të tyre është shumë i vështirë.

Mësohet se kamioni është përplasur me një furgon dhe më pas ka dalë nga rruga ku është përfshirë nga flakët. Refugjatët që ndodheshin brenda nuk kanë mundur të dalin dhe fatkeqësisht janë djegur të gjallë. Ndërkohë, shoferi i kamionit ka mundur t’i shpëtojë përplasjes dhe është transportuar drejt spitalit.

Shumë refugjatë që hyjnë nga Turqia drejtohen për në qytetin e Selanikut ku regjistrojnë kërkesën e tyre për azil, të njëjtin destinacion mendohet se kanë patur edhe refugjatët që humbën jetën.

Të fundit