Flash News

KRYESORE

Aksidentohet makina e policisë private, transportonte vlera monetare drejt Tiranës  

Aksidentohet makina e policisë private, transportonte vlera monetare drejt

Një automjet i cili transportonte vlera monetare është aksidentuar në jug të Shqipërisë.

Mjeti me targa AA 363 HI i cili ishte nisur nga Saranda drejt Tiranës dhe është aksidentuar në vendin e quajtur Ura e Gajtarit në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:00, njoftohemi se në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit” Sarandë, ka dalë nga rruga automjeti i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar vlera monetare Sarandë­ Tiranë. Si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar përveç se dëme materiale të mjetit. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale

Të fundit