Flash News

KRYESORE

Aksidentohet makina në Fier, humb jetën 23 vjeçarja

Aksidentohet makina në Fier, humb jetën 23 vjeçarja

Mëngjesi i sotëm ka rezultuar tragjik për 23 vjeçaren nga Fieri, e cila ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Patos-Fier, ku ka mbetur viktimë një shtetase rreth 23 vjeçe, që ishte pasagjere në makinë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë dhe shoferi i mjetit tip “Benz”, 27-vjeçari Taulant Ershani.

Njoftimi i policisë:

Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip “Benz” me targa AA 551 OB.

Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi T.E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Të fundit