Flash News

KRYESORE

Aksidentohet me zetor nga kushëriri, ndërron jetë në spital i mituri

Aksidentohet me zetor nga kushëriri, ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku një 14 vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga zetori i drejtuar nga kushëriri i tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, ku shtetasi me iniciale E.A, 30 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, duke punuar në tokën ka përplasur 14 vjeçarin Xh.N.

Sipas policisë, adoleshenti ndërroi jetë në Spitalin e Lushnjës. Policia sqaron se 30 vjeçari e ka djalë tezeje 14 vjeçarin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të fundit