Flash News

KRYESORE

Aksidentohet me motor aktori i njohur Gerard Butler

Aksidentohet me motor aktori i njohur Gerard Butler. Burime pranë aktorit bënë me dije për TMZ se ishte duke ecur me motorin e tij në Los Angeles, kur i'u pre rruga nga një makinë, e cila shkaktuar përplasjen e tij dhe marrjen e plagëve të rënda.  

Dikush thirri urgjencën, dhe Gerard u shtrua në spitalin më të afërt ku u trajtua për plagosjen. Fatmirësisht mësohet se aktori nuk ka thyerje të kockave por vetëm plagë në disa pjesë të trupit.

Aksidenti i Gerard vjen pak para premierës së filmit të tij fantastiko-shkencor “Geostorm”, i cili del javën e ardhshme.

Të fundit