Flash News

KRYESORE

Aksidentohet i riu, motorri përplaset me makinën në Elbasan

Aksidentohet i riu, motorri përplaset me makinën në Elbasan

Një tjetër aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan-Ish-kombinati Metalurgjik, ku dy mjete, një makinë është përplasur me një motor. Nga përplasja është plagosur drejtuesi i motorit i cili është identifikuae si shtetasi Gëzim Cili, 18-vjeç. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Ditët e fundit ka pasur mjaft aksidente fatale, me pasojë humbjen e jetëve njerëzore. Jo më larg se dje në mëngjes në autostradën Fier- Lushnjë një shtetas humbi jetën kur zetori i tij që transportonte shalqinj, u përplas me një automjet tjetër.

Të fundit