Flash News

KRYESORE

Aksidentohet sulmuesi i Manchester City, thyen keq brinjët

Sulmuesi 29-vjeçar argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero është përfshirë në një aksident rrugor.

Mediat  e huaja raportojnë se makina me të cilin udhëtonte Aguero është përplasur  në Holandë, ku Aguero ishte prezent në një koncert nga këngëtari kolumbian Maluma. Argjentinasi ishte duke udhëtuar me një taksi në aeroport kur ndodhi aksidenti.  Nga aksidenti raportohet se Sergio Aguero ka thyer brinjët. 

Ndërkohë Aguero pritet të kthehet në Manchester të premten dhe do të shqyrtohet nga ekipi mjekësor i qytetit para se të luajë në Premier League në ndeshjen e radhës ditën e shtunë. Disa media në Argjentinë raportojnë se sulmuesi mund të mbetet jashtë fushës për dy muaj për shkak të dëmtimeve.

Të fundit