Flash News

KRYESORE

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua, arrestohet drejtuesi i mjetit

Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua, arrestohet drejtuesi

Është arrestuar nga policia drejtuesi i mjetit, i cili aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme një 24-vjeçar në fshatin Qenas të Fierit.

Drejtuesi i mjetit, pasi ka përplasur me automjetin e tij “Fiat Punto” biçikletën e 24-vjeçarit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai tani akuzohet jo vetëm për “shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” por edhe për “largim nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Të fundit