Flash News

KRYESORE

Aksidentoi për vdekje 45-vjeçarin, pranga shoferit nga Vlora

Aksidentoi për vdekje 45-vjeçarin, pranga shoferit nga Vlora

Është vënë në pranga autori që përplasi për vdekje një person mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Fier – Vlorë.

Si pasojë e përplasjes me makinë, humbi jetën drejtuesi i motoçikletës, S.M 45 vjeç i cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas aksidentit, policia arrestoi Albert Myrtajn nga Vlora si autorin e dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përpasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi S.M, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal

Të fundit