Flash News

KRYESORE

Aksidentoi për vdekje 53-vjeçarin, reagon Aqif Rakipi

Aksidentoi për vdekje 53-vjeçarin, reagon Aqif Rakipi

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka reaguar vetëm një ditë pas aksidentit të rëndë ku mbeti i vdekur një qytetar 53-vjeçar.

Në një prononcim për “Tirana Post” Rakipi ka thënë se nuk shqetësohet për akuzat politike, por vetëm për jetën e humbur.

Rakipi ka mohuar të ketë qenë me shpejtësi  dhe sqaron se makina është dëmtuar gjatë përpjekjes për të manovruar.

“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja. As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre. E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”, ka thënë Rakipi.

Të fundit