Flash News

KRYESORE

Aksidentoi për vdekje kalimtarin, ja sa vite rrezikon të dënohet deputeti Aqif Rakipi...

Aksidentoi për vdekje kalimtarin, ja sa vite rrezikon të dënohet

Pasi aksidentoi pët vdekje një shtetasin Sait Sorra, 54 vjeç mëngjesin e së shtunës, mbi deputetin e PDIU, Aqif Rakipi janë ngritur tashmë nga ana e prokurorisë dy akuza. Ndaj deputetit që po hetohet në gjenje të lirë, rëndojnë akuza për , janë “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit”, shkruan “Panorama”.

Akuza e fundit mësohet se është “shtuar” e formuluar nga prokuroria pas analizimit të provave e rrethanave të ngjarjes, edhe pse rezulton se policia nuk e ka referuar çështjen për një vepër të tillë.

“Më datë 12.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë për shtetasin Aqif Rakipi, 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin Sait Sorra, 54 vjeç, banues në fshatin Kashar. Neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë, publikuar ditën e djeshme.

Policia e ka referuar në prokurori çështjen e deputetit vetëm për një vepër penale, që është ajo e parashikuar nga neni 290. Ky nen në Kodin Penal parashikon veprën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas paragrafit të dytë të këtij neni, “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet”.

Nga ana tjetër, deputeti i PDIU, po hetohet nga prokuroria edhe për akuzën e largimit nga vendi i aksidentit. Kjo vepër penale parashikohet nga neni 273 i Kodit Penal ku thuhet: Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Të fundit