Flash News

KRYESORE

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet i riu nga Elbasani

Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet i riu nga Elbasani

FOTO ILUSTRUESE

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, si të dyshuarin për aksidentimin për vdekje të 80-vjeçarit I.K.

A.D., 35 vjeç nga Elbasani u arrestua pasi dyshohet se në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin e moshuar, i cili ndërroi jetë në vend.

Njoftimi:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.D., 35 vjeç, banues në Lagjen “11 Nëntori”,  Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  I. K., 80 vjeç,  banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan., për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290  i Kodit Penal.

Të fundit