Flash News

KRYESORE

Aksion i policisë në Krujë, 9 të arrestuar

Aksion i policisë në Krujë, 9 të arrestuar

Policia njofton se ka arrestuar 9 persona të cilët, sipas saj në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Në njoftimin e policisë thuhet se nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit organizoi punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë.

Si rezultat nga Policia janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • L.A, 38 vjeç, banues në Krujë;
  • M. Sh,37 vjeç, banues në Krujë;
  • A.S, 43 vjeç, banues në Krujë;
  • I.S, 34 vjeç, banues në Krujë;
  • B.S, 64 vjeç, banues në Krujë;
  • L.K, 61 vjeç, banues në Krujë;
  • F.Sh, 47 vjeç, banues në Krujë;
  • I.B, 48 vjeç, banues në Krujë;
  • D.I, 49 vjeç, banues në Krujë.

“Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.B”, njofton policia.

 

 

Të fundit