All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Aksion Itali-Holandë kundër bandës shqiptare të Amsterdamit, arrestohen shtatë persona

Aksion Itali-Holandë kundër bandës shqiptare të Amsterdamit,
All - Paragraf - 1

Policia holandeze në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal shqiptar që merrej me trafikun e kokainës në Amsterdam. Shtatë persona janë arrestuar pas kontrollit në 14 ndërtesa, ndërkohë nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.

All - Paragraf - 3

Për një vit e gjysmë, holandezët kanë kryer hetime në bashkëpunim me italianët dhe raportohet se janë identifikuar rreth 100 persona të lidhur direkt dhe indirekt me të ashtuquajturin grupi i ‘Amsterdamit’.

Policia vendase ka mundur të sekuestrojë tre armë zjarri, një granatë dore, dhjetëra kilogram kokainë, shuma parash dhe materiale të tjera.

Gazeta holandeze “Parool” raporton se shqiptarët njihen për cilësinë e pastër të kokainës me çmime të ulta, ndërkohë njihen edhe për dhunën ndaj rivalëve në treg.

Kokaina vinte kryesisht nga Ekuadori përmes porteve të Roterdamit dhe Antwerpit dhe më pas shpërndahej në tregun vendas, Britani dhe shtetet e tjera të Evropës Perëndimore.

Kjo gazetë shkruan se shqiptarët në Itali qarkullojnë nga 500 deri në 1 mijë kg kokainë, ndërsa në Britani janë në zotërim të gjysmës së tregut të kokainës.

Kriminelët shqiptarë martohen rregullisht me prostitutat rumune për të fituar statusin ligjor në Evropën Perëndimore.

Të fundit