Flash News

KRYESORE

Aksion në lokalet e natës në Itali, arrestohet me kokainë mbesa e Frederica Mogherini-t

Aksion në lokalet e natës në Itali, arrestohet me kokainë

Policia italiane ka ndërmarrë një aksion të madh në lokalet e natës në Romë. Në bazë të këtij operacioni janë vënë në pranga 21 persona, mes tyre edhe mbesa një politikaneje.

Bëhet fjalë për mbesën (vajza e vëllait) të Frederica Mogherinit, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.  Aksioni u përqëndrua në dy lokale nate “Jackie Ò” i hapur që nga vitet '90 dhe “Notorius”.  

Sipas mediave italiane, 21 personat e arrestuar me urdhër të prokurorisë akuzohen për pjesëmarrje në organizata kriminale që kishinpër qëllim tregtimin e paligjshëm të kokainës, ndalimin, trafikimin, kërcënimet dhe tregtimin e armëve. Pesë prej tyre u arrestuan në flagrancë.  

Ajo që ra në sy, mes të arrestuarëve ishte Gaia Mogherini, vajza e vëllait të Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për punët e jashtme. Ajo është 28 vjeç dhe akuzohet për shitjen dhe blerjen e substancave narkotike.    

Gaia Mogherini është arrestuar edhe një herë tjetër në tetor 2016, për të njëjtën akuzë.

 

Të fundit