Flash News

KRYESORE

Aksion në tre shtete, emrat e 17 shqiptarëve të arrestuar; shkatërrohet grupi ‘Baruti’ dhe ‘Bushi’

Një operacion policie, i koduar ‘Alba Bianca’, i zhvilluar në tre shtete Itali, Gjermani dhe Shqipëri ka çuar në pranga 17 shtetas shqiptarë, 1 shtetas nga Kosova dhe një pakistanez.

Të arrestuarit janë pjesëtarë të dy grupeve trafikantësh që trafikonin kokainë, heroinë, e marijuanë mes Italisë dhe Europës Veriore.

16 persona u arrestuan në Itali, 13 prej tyre janë shtetas shqiptarë me banim në Itali ndërsa 3 shqiptarë u arrestuan në Bavari të Gjermanisë ndërsa 1 tjetër në Tiranë.

Hetimet e këtij operacioni nisën në janar të 2016 pas sekuestrimit të 91.5 kg kokainë në kufirin italian me Austrinë.

Këtyre dy grupeve, që në momentin e nisjes së hetimeve dhe deri në arrestimin e tyre, policia u ka sekuestruar 120 kg drogë e tipit marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro, 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro para cash si dhe janë arrestuar gjithsej 40 korrierë e trafikantë drogë.

Grupet kishin degëzime të shumta në territorin italian në rajonet e Lombardisë, Veneto e Piemonte deri në Belgjikë dhe Hollandë.

Të fundit