Flash News

KRYESORE

Aksioni i policisë do prekë edhe një deputet, gazetari: Do kërkohet heqja e imunitetit

Aksioni i policisë do prekë edhe një deputet, gazetari: Do

Gazetari i kronikës në Ora News, Trashëgim Sokolaj ka ‘zbërthyer’ deklatarën e kryeministri Rama, i cili paralajmëroi se të martën do të kryhen disa arrestime, pa dhënë më shumë detaje.

I ftuar në emisionin ‘360 gradë’, ai pohoi se mes të arrestuarve mund të jenë edhe deputet, për të cilët do të kërkohet fillimisht heqja e imunitetit, siç e parashikon ligji.

“Kjo që ka thënë Rama më rezulton e vërtetë. Ka dijeni për shkak të detyrës ose ka kuriozitet për punët e policisë. Nesër [e martë] ose në ditët në vazhdim, mund të ketë jo vetëm arrestime, por edhe kërkesa drejtuar Parlamentit për heqje imuniteti”, u shpreh ai, duke dhënë detaje edhe për operacionet e ditëve të fundit në pesë qytete kryesore të vendit.

“Hetimi ka filluar me 28 dhjetor të vitit 2016, ndërsa më kanë thënë se hetimi u vonua nga disa episode surprizuese, si deklarimet dhe provat që ka dhënë Arbër Çekaj në Gjermani, ndërsa elementi tjetër ka qenë laboratori në Has.  Policia ka lejuar një sasi droge të lëvizë nga Hasi në Durrës dhe deri tani janë leshur 44 urdhër arreste”, përfundoi ai.

Të fundit