Flash News

KRYESORE

Aksioni i policisë në Shkodër, shoqërohen 10 persona

Aksioni i policisë në Shkodër, shoqërohen 10 persona

10 persona janë shoqëruar ndërsa njëri prej tyre është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme pas aksionit blic nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

Në pranga ka rënë 35 vjeçari, Fatjon Boshnjaku, pasi gjatë kontrollit në makinë, në një çantë dore iu gjet një pistoletë.

Ndërkohë kontrolli ka vijuar edhe në lokalet e natës, ku si rezultat janë shoqëruar për verifikim 10 persona.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponja”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Shkodrës.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Në pranga poseduesi i saj.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Fatjon Boshnjaku 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Të fundit